Kryetari i komisionit gjyqësor në senatin amerikan është zotuar t’i shkojë deri në fund çështjes së diskutimeve të mbajtura në 2017-tën për rrëzimin e presidentit Donald Trump.

Nëse do të jetë e nevojshme, do të lëshojmë dhe thirrje per paraqitje, deklaroi senatori Lindsey Graham. Ka qene ish shefi i FBI i Andrew McCabe ai që doli me pretendimet se zëvendësi prokurori përgjithshëm Rod Rosenstein ka diskutuar mbi numrat e nevojshëm për të aktivizuar Amendamentin e 25-të që parashikon heqjen e një presidenti nëse konsiderohet i papërshtatshëm.

Vete Rosenstein, në të kaluarën nuk e ka pranuar të ketë folur për aktivizimin e klauzolës, por Graham tani duket i vendosur të hedhë dritë mbi këtë çështje. Reagimi i tij erdhi pas intervistës së dhënë nga McCabe ne emisionin 60 minuta të CBS, ku këmbënguli se Rosenstein ishte “absolutisht serioz” teksa diskutonte përdorimin e një përgjuesi për të regjistruar Trumpin.

Ai theksoi nga ana tjeter se FBI-ja kishte arsye t’i hetonte lidhjet e presidentit me Rusinë, bazuar ne vete veprimet e tij qe ngjallnin dyshime.

McCabe u pushua nga puna vitin e kaluar pas pretendimeve se kishte gënjyer hetuesit qeveritare. Akuzat se Rosenstein e ka përmendur vërtet amendamentin për rrëzimin e Trumpit u raportuan për herë të parë nga New York times vitin e kaluar, e për këtë, gazeta prestigjoze citonte disa burime anonime.