Djali i tyre 20 vjeçar ishte dashuruar me një turke, kurse prindërit e tij nuk e dëshironin këtë të fundit si sebep i “krenarisë kombëtare anti-turke”. Nuk ka pasur motive fetare, pasi 20 vjeçari gjermano-shqiptar, rrjedhte nga Maqedonia dhe prindërit i ka puro-shqiptar dhe musliman në të njëjtën kohë. Megjithatë babai Djezmi A. (51) dhe nëna Lefterie A., (46), tani akuzohen “për vrasje të mbetur në tentativë” nga Gjykata gjermane në Hessen.
51 vjeçari në fakt nuk kishte plagosur vajzën turke, por birin e tij me një thikë kuzhine natën e nëntorit 2018. Vetëm ndërhyrja e dy kushërive të të birit, ndihmuan për të shpëtuar djalin nga vdekja, shkruan ikz-online.de.
Kur e kishte sjellur të dashurën në shtëpi, prindërit e kishin pritur mirë fillimisht, por pas një kohe gjërat kishin ndryshuar dhe në fund erdhi ultimatumi: “ose ti ndahesh me atë, ose ndahesh me ne”, përcjell foldrejt.com.
Djali zgjodhi të dashurën dhe shkoi atje për të jetuar, në këtë kohë vijnë kërcënimet e para kundrejt të dashurës nga prindërit. Ajo duhej tashmë të ndahej nga i dashuri 20 vjeçar.
Njëherë kishte udhëtuar me veturë për ta aksidentuar djalin, por fatmirësisht edhe kjo kishte kaluar pa pasoja.
Tashmë prindërit kanë dalur përpara drejtësisë gjermane, ku mund të dënohet me disa vite burg./Foldrejt.com