Mbijetesa e aeroporteve rajonale është gjithnjë e më e rrezikuar për shkak të kufizimeve të vendosura nga pandemia, shprehën shqetësimin e tyre autoritetet lokale, gjatë një takimi virtual të Komitetit për Politikën e Kohezionit Territorial dhe Buxhetit të BE-së (Coter) dhe të Komitetit Europian të Rajoneve (CoR).
“Është e rëndësishme që politika europiane të mbështesë ambicien tonë për të krijuar një sektor më të mirë ajror, sesa ai që ekzistonte para krizës”,-tha Kevin Cullinane, përfaqësuesi i Aeroportit të Cork në Irlandë.
Pjesëmarrësit në takim diskutuan, gjithashtu, një strategji të qëndrueshme të lëvizjes në sektorin e transportit, për të arritur objektivat e Marrëveshjes së Gjelbër Europiane./atsh