Çka biseduan Pacolli e Daçiq në New York? (Foto)

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për takimin me ministrat e Jashtëm të rajonit dhe me Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Johanes Hahn.

Pacolli këto takime i ka zhvilluar në  New York, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ne mesin e fotografive të postuara në Facebook nga takimet në New York, ka publikuar edhe një foto nga një takim me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Në foto shihet një bashkëbisedim mes shefave të diplomacisë kosovare dhe asaj serbe. Ministri i jashtëm serb shihet duke i folur diçka Pacollit, por shefi i diplomacisë kosovare nuk ka dhënë asnjë detaj nga biseda me Daçiqin.