Pavarësisht se shumë media perëndimore dhe rajonale kanë hedhur dyshime se Greqia do mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare në maj 2019, këtë gjë e ka hedhur poshtë kryeministri Aleksis Cipras. Kjo është një mundësi e mirë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në parlamentin grek, pasi opozita e djathtë e kundërshton atë, shkruan foldrejt.com.

“Partia ime Syriza do dalë partia e parë në zgjedhjet e përgjithshme europiane në maj 2019, ndërsa zgjedhjet parlamentare greke do mbahet vetëm në tetor 2019,” tha ai për televizionin Alpha.

Cipras ka folur pak edhe për marrëdhëniet me Turqinë. “Greqia nuk kërcënon askënd dhe nuk mund të kërcënohet nga askush,” tha ai. Në lidhje me zgjerimin e ujërave territorialë ai shtoi se vendi grek do veprojë në bazë të drejtës ndërkombëtare.

Ai ka folur edhe për ndarjen e kishës nga shteti, duke shtuar se të dyja institucionet kanë shkuar një gjysmë hapi pas, që më pas sëbashku të shkojmë shumë hapa para. “Një problem i tillë mes kishës dhe shtetit ekzistonte prej 1920.”