Ndoshta do t’iu duket e çuditshme, por në historinë moderne, kurrë nuk ka pasur një shtet komunist. Megjithëse një numër i madh shtetesh janë vetëquajtur komuniste, si shembull Kina dhe Korea Veriore, nga definicioni i kësaj fjale rrjedh që nuk ka pasur kurrë një vend vërtetë komunist.
Çka është saktësisht komunizmi, dhe si lidhet me socializmin? Do të ishte më e lehtë të tregonim se çka kanë të përbashkët këto dy gjëra, fillimisht. Të dy këto ideologji rrjedhin nga dëshira për të kufizuar eksploatimin e punëtorëve ose për të ulur apo eleminuar plotësisht klasat ekonomike në shoqëri. Ka dhjetëra variacione për komunizmin dhe socializmin bazuar në mënyrën sesi këto ideologji janë implementuar në vende të ndryshme.
Për shembull, ka stalinizëm, leninizëm, trockizëm, maoizëm të cilat janë versione të marksizmit. Kjo e shoqëruar nga stile të ndryshme të revolucionit.
Karl Marksi ishte një filozof dhe ekonomist i cili e bashkëshkroi manifestin komunist. Shkurtimisht, teoria e tij sillet rreth idesë që, kur Evropa u tranzicionua nga monarkitë e centralizuara në ekonomi kapitaliste kuazi-demokratike, punëtorët eksploatoheshin nga ata që i zotëronin mjetet e prodhimit. Kjo e krijoi një pabarazi të brendshme, duke iu dhënë zotëruesve që Marksi i quante borgjezë, pushtet mbi punëtorët që ai i quante proletariat.
Për të ndrequr këtë pabarazi, në marksizëm, shoqëria duhej të kalonte në një model, ku proletariati do të kishte atë pushtet dhe do të kontrollonte vetë mjetet e prodhimit. Dhe këtu vijnë në shprehje socializmi dhe komunizmi. Sipas Marksit, socializmi është një parahyrës për në komunizëm dhe hapi i parë logjik pas kapitalizmit. Në socializëm, një shtet demokratik kontrollon mjetet e prodhimit pa iu lënë kompanive private të zotërojnë ato. Në vend se të luftonin kundër njëra-tjetrës, siç ndodh në një shoqëri kapitaliste, socializmi bën që puntëroët të kontribuojnë aq sa munden për të mirën e përgjithshme, dhe të gjithë të ndajnë mes vete atë të mirë. Variacionet e kësaj ideje janë mjaft popullore brenda shoqërive kapitaliste në formën e kujdeseve universale shëndetësore ose të shërbimeve sociale, zjarrëfikësave dhe shkollave publike. Ndërsa përdorimi i këtyre shërbimeve është i pabarabartë dhe secili është barazisht i përgjegjshëm për të kontribuar për to bazuar në aftësinë ose në nivelin e të ardhurave. Pra, ky është me pak fjalë socializmi. Por kur shteti të kontrollojë të gjitha mjetet e prodhimit, hapi i ardhshëm është zotërimi i gjithçkaje kolektive. Jo vetëm prodhimi pra, por të gjitha aspektet e shoqërisë dhe ekonomisë, përfshirë edhe pronën private. Qëllimi i shuarjes së pronës private është një shoqëri pa klasa, pa para dhe pa shtet ku të gjithë punojnë me qëllimin që të jenë të shëndetshëm të lumtur dhe të lirë.
Secili bën atë që mundet në mënyrë që të kontribuoj për të mirën e përgjithsme, dhe merr vetëm atë që i duhet. Siç thamë më parë, nuk ka pasur një vend njëmend komunist asnjëherë. Çdo vend i vetëquajtur komunist është në fakt socialist, me shtetin që kontrollon punësinë dhe ekonominë deri në njëfarë shkalle. Edhe rasti më i njohur, ai i BRSS-së, në fakt quhej Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. Shkurtimisht, socializmi dhe komunizmi nuk janë krejt të ndryshëm. Shumica e shkollave ekonomike e konsiderojnë socializmin si një paraprijës të komunizmit ku shteti ka mjaftueshëm kontroll mbi shoqërinë dhe ekonominë. Por ky kontroll i plotë është një arsye e madhe që shtetet socialiste nuk ia dalin të arrijnë idealin [komunist]. Korrupsioni ishte masiv në vende si ish-BRSS-ja, Venezuela, Vietnami dhe Korea Veriore. Shumica e njerëzve në pushtet abuzojnë me pushtetin që marrin në vend se t’iu ndihmojnë shoqërive që kontrollojnë dhe që refuzojnë të japin pushtetin te populli.
Megjithatë, idealet socialiste kanë arritur sukses të madh krahasuar me kapitalizmin, në vende si Suedia dhe Kanadaja. Pamundësia e njeriut për të kapërcyer lakminë që sjell pushteti dhe qeverisjet e korruptuara ishin arsye që nuk kemi parë asnjëherë një komunizëm të vërtetë.