Një studim i kohëve të fundit ka treguar vlera të mëdha në sistemin tonë nervor nga ecja në natyrë.
Duket e paimagjinueshme, por përveç qetësisë që na fal, ecja në natyrë redukton stresin, ankthin, depresionin dhe na mbush me energji pozitive për të përballuar pjesën tjetër të ditës sonë.
Duke qenë se në ditët e sotme shumica e njerëzve po kalon nga zona rurale në atë urbane për jetesë, është vënë re një rritje e rasteve të pacientëve me ankth, depresion dhe stres, mendohet se diçka e tillë vjen prej jetës sedentare, apo mungesës së hapësirave të gjelbra.
Minimalisht është e nevojshme që të ecni 30 minuta në ditë.