Në Dibër të Madhe, pas disa ditësh pritet të zhvillohet ceremonia e vendosjes së bustit të Aqif Lleshit. Sipas histori-anëve, ky i fundit është xhaxhai i Haxhi Lleshit, një prej eksponentëve kryesorë komunistë, President i Shqipërisë në vitet e diktaturës. Veprimtaria e nipit nuk do të kishte asnjë rëndësi nëse xhaxhai do të ruhej në kujtesën e dibranëve si patriot apo kontributor në zhvillimin e vendit.

haxhilleshi

Historianët thonë se pikërisht Aqif Lleshi, bashkë me të vëllanë, Halitin, i cili do të ekzekutohej si tradhtar, ka qenë një nga bash-këpunëtorët e ngushtë të drejtuesve të kauzës shoviniste serbomadhe në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Përmes dokumentesh vjen portreti i burrit, që dibranët po duan ta nderojnë përmes një busti. Ai ka qenë një nga rekrutuesit e shqiptarëve që u ekzekutuan në Tivar nga Haxhi Lleshi. Atëherë, cili do të ishte ‘përfitimi’ dhe mesazhi që i drejtohet brezit të ri, duke nderuar një figurë të tillë?!

A DUHET PERURUAR BUSTI I AQIFLLESHIT NË DIBËR TË MADHE?*

Më datë 23 shtator 2020, në Dibër të Madhe do të inaugurohet busti i Aqif Lleshit, njërit ndër bashkëpunëtorët e kauzës shoviniste serbomadhe në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, jo vetëm në krahinën e Dibrës, por në mbarë hapësirën shqiptare. Që ironia të jetë edhe më e madhe, pas tërë kësaj ceremonie të shëmtuar qëndron Këshilli Komunal i Dibrës. Nuk e kemi të qartë se cilat kanë qenë arsyet dhe mbi cilat fakte është mbështetur, kur ka vendosur të marrë një haptë tillë, kur dihet mirëfilli se të gjitha burimet arkivore në Ti-ranë, Prishtinë, Shkup dhe Beograd tregojnë se Aqif Lleshi së bashku me vëllanë e tij, Halit Lleshin, ishin zbatues të vendo-sur të politikave antishqiptare të Nikolla Pashiqit, S.Vukmanoviç Tempos, Rankoviçit  etj. Por, kush ishinvëllezërit Lleshi dhe çfarë thonë burimet relevante të kohës? Vëllezërit Halit e Aqif Lleshi në historiografinë shqiptare e më gjerë konsiderohen si dy figurat më të besuara të politikës serbomadhe. Miqësia e tyre me Beogradin daton që nga viti1915, kur para Milisav Jeliç (bashkëpunëtor i Nikolla Pashi-qit) betohen se do t’i zbatojnë me përpikëri detyrat e dhënanga qeveria e Mbretërisë Serbe. (Milisav Jeliç: Halit Lleshi kaqenë vazhdimisht për bashkëpunim më të ngushtë me Serbinë dhe i qëndronte gjithmonë rob ndaj fjalës së dhënë).

Që të dy, gjatë Luftës së i Botërore u rreshtuan në radhët e Ushtrisë serbe dhe për dy vjet rresht (1916-1918) si ushtarë të Esat Pashë Toptanit së bashku me ushtrinë serbe qëndruan në ishullin e Korfuzit. Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, kur ushtria serbo-malazeze pushtoi Dibrën e Poshtme, Lumën dhe Hasin, në këto krahina, krahas vendosjes së administratës së dhunshme civile, pushtuesit serbë themeluan edhe një këshill me emrin “Këshilli i shqiptarëve të organizuar”, në krye të të cilit qëndronin disa mercenarë (esadistë), si YmerEfendiu, Halit e Aqif Lleshi, Taf Kaziu, Alush Aga i Lumësetj. Në kuadër të këtij këshilli u formuan njësi të xhandarmërisë, të cilat qenë nën patronazhin e Ministrisë së Punëve të Jash-tme të Mbretërisë së SKS-së, përkatësisht, të konsullit të saj nëDibër, Nikolla Jovanoviç. Të tilla batalione u formuan dy nëDibër nën komandën e Halit Lleshit dhe të Tafë Kaziut, si dhe një në Lumë, që drejtohej nga Alush Aga i Bicajve. Ndër këto batalione, besueshmëri më të madhe tek autoritetet politike e ushtarake serbe pati batalioni që udhëhiqej nga Halit Lleshi.

Këtë e pohonte komandanti i Armatës së III, i cili përmes një letre kërkonte nga Ministria për Punë të Jashtme që batalioni i Halit Lleshit të shpërblehej për besueshmërinë e dhënë ndaj politikës serbe:”…Te batalioni i Halit Lleshit nuk mbisundon çrregullimi dhe disiplina. Batalioni i Halitit jo vetëm se nuk duhet çarmatosur e të konsiderohet si i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë në front, porse duhet shpërblyer dhe të pranohet haptazi besueshmëria, lojaliteti dhe gatishmëria që me urdhrin tonë të futet menjëherë në aksion dhe të njëjtin ta kryejë me dëshirën më të madhe.

Në këtë pikëpamje, batalioni i Halitit është më i mirë dhe më i sigurt se të tjerët, sepse nuk ka tradhtuar, siç është rasti me batalionin e krahut të djathtë…”.Në gusht të vitit 1920, kur paria e Dibrës dhe e Lumës, me nëkrye me Elez Isufin, organizoi kryengritje të përgjithshme përçlirimin e këtyre krahinave shqiptare, thuajse tërë paria e Di-brës u rreshtua përkrah kryengritësve në përjashtim të dy vëllezërve Lleshi, Haliti dhe Aqifi, të cilët si agjentë të politikës serbe, me batalionin e tyre qenë rreshtuar për krah ushtrisë armike, përkatësisht asaj të SKS-së. Siç është e njohur botërisht pas shuarjes së kryengritjes, Ushtria serbe së bashku me mercenarët shqiptarë, përfshi këtu edhe dy vëllezërit Lleshi, dëbuan mbi 40.000 banorë shqiptarë nga këto dy krahina, të cilët u vendosën në Tiranë, Elbasan e Shkodër, dogjën e shkatërruan mbi 140 fshatra, 738 persona (gra, fëmijë, pleq, burra) u vranë apo u dogjën të gjallë; u shkatërruan tërësisht 6.248 shtëpi, 101magazina dhe dy dyqane, 113 mullinj, 50 teqe, 18 xhami; u plaçkit apo u shkatërrua 11.057.750 kg drithë, u rrëmbyen 6.228bagëti të imëta e të trasha dhe 1.535 kuaj. Si rrjedhojë të asaj dhe të veprimeve te tjera antishqiptare, Halit Lleshi u vra si tradhtar i kombit në vitin 1923 nga ana e disa atdhetarëve shqiptarë të Dibrës së Poshtme. I vëllai i tij, Aqifi vrasjen e Halitit e konsideroi si një vrasje të “porositur” drejtpërdrejt nga Ahmet Zogu.

Menjëherë pas kësaj, Aqifi sëbashku me familjen e tij e të vëllait u arratis në Beograd, ku vazhdoi t’i shërbente politikës serbomadhe, për të cilën ai qebetuar. Kjo dëshmohet edhe në Elaboratin e hartuar në vitin1929 nga atasheu ushtarak jugosllav në Tiranë, në të cilin ndër të tjerave thuhet: “Aqif Lleshi – i njohur si kundërshtar i A. Beut dhe miku i ynë…”. Falë kësaj miqësie, qeveria e atëhershme Mbretërore Jugosllave me fondet e veta shkolloi të birin e Aqifit, Mustafën, dhe të birin e Halitit, Haxhi Lleshin. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Ushtria fashiste italiane, me urdhër të qeverisë jugosllave, Aqifi së bashku më të birin dhenipin e tij vendoset në Dibër të Madhe, nga ku përpiqen të krijojnë klimë për një kryengritje të financuar dhe menaxhuar nga jugosllavët.

Më vonë, përkatësisht pas kapitullimit të Italisë dhe formimit të organizatës nacionaliste shqiptare “Lidh-ja Dibrane”, në të cilën u kyç thuajse e tërë paria e atëhershme dibrane, në përjashtim të Aqifit e të Haxhiut, të cilët vazhdonin t’i shërbenin Ozna-s (UDB-së), vetëm se tash e kishin ndërruar gëzofin, duke u shndërruar në komunistë. Ata meurdhër të Svetozar Vukmanoviq-Tempo (i deleguari speciali KQ LKJ-së dhe i Titos për Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dheGreqi), në tetor të vitit 1943 arritën ta dëbojnë udhëheqjenpolitike e ushtarake shqiptare nga Dibra e Madhe për ta ven-dosur atë jugosllave. Menjëherë pas kësaj në Dibër erdhi Tempo, i cili në fjalimin e tij të gjatë, Dibrën e Madhe e shpalli sinjë “Zonë të lirë jugosllave”.

Rrjedhimisht u vendos adminis-trata jugosllave në vend të asaj shqiptare dhe në vend të shkollave shqipe u hapën shkollat jugosllave. Një dukuri e tillëzgjati deri në nëntor të vitit 1943, kur paria dibrane me nëkrye Ali Maliqin, Uk Camin, Hysni Demën, Fiqiri Dinen, Shem-si Hatipin etj., pas një kryengritjeje të shpejtë arritën t’i dëbojnë komunistët jugosllavë dhe ata shqiptarë me në krye Haxhi e Aqif Lleshin, me çka Dibra e Madhe sërish u shpall qendra politike, kulturore dhe arsimore e prefekturës. Mirëpo, gjatë Luftës se Dytë Botërore, Aqif Lleshi, i dërguar nga jugosllavët, veproi aktivisht në Prefekturën e Dibrës për të nisur dhe shpërthyer atje luftën civile mes shqiptarëve dhe për ngritjen atje të pushtetit komunist jugosllav.

Në arkivat e Shqipërisë ka fakte të shumta për ketë veprimtari. Po përmendim vetëm dy ngjarje në Peshkopi dhe në Dibër të Madhe, në vitin 1943. Në betejën e Peshkopisë, 19 tetor 1943,mes forcave nacionaliste, ku merrte pjesë gjithë paria e Dibrës nga njëra anë dhe nga ana tjetër forcat nacionalçlirimtare, ku merrte pjesë batalioni i rekrutuar nga Aqif Lleshi prej 100mercenarësh, bashkëngjitur edhe batalioni serbo-maqedonas prej 60 vetash i komanduar nga ultra-shovinisti Peter Brajeviç (i cili më vonë mori pjesë në betejën e Drenicës kundër Shaban Polluzhës, ku humbi edhe njërën këm-bë, si edhe më pas kryegjyqtar në qyqin kundër Gani Kryeziut në Beograd për ta dënuar atë me vdekje, por nuk e lejuan britanikët). Paria e Dibrës kërkoi vetëm që të largohej batalioni i huaj nga Peshkopia dhe të mos kishte luftë mes shqiptarëve. Por shtabi komunist refuzoi. Ndërhy-ri edhe oficeri britanik Hends, por nuk u dëgjua.

Në raportin e Njazi Islamit, komisar i batalionit partizan të Dibrës, drejtuar Shtabit të përgjiths-hëm NÇ, më 24.10.1943, lexojmë “Parija, tue pase ne mbanim gjithnjë pozitat tona e tue marrë sipretekst që ne s’e kishim mbajtur fjalën që kishimdhanë se do të largojshim partizanët jabanxhinj, rrethojnë Pëshkopinë. Tue e pa këtë gja, zëmëprita luftimi. Puna u ashpërsue keq. Atëhere delpërsëri kapiteni anglez, i cili kërkon me kam-bëngulje që të mbajmë fjalën e dhanë dhe t’i heqim partizanët e huaj”.

Në këtë luftë u vranë dhe u plagosën 60 nacionalistë dhe disa partizanë, mes tyre u vra edhe malazezi Vllado Rakoceviç i batalionit serbo-maqedonas, që më në fund u largua për në qyte-tin e Dibrës. Sipas Lutfi Rusit, agjent i Beogradit” çeta partizane e Sharrit, nën komandën e Petar Brajoviç- Gjuro, ndërhyri menjëherë në luftimet e Peshkopisë dhe partizanët e kësaj çete treguan trimëri të rrallë, duke kontribuar që të thyhet rrethimi i qytetit dhe të zmbrapsen forcat mercenare të bajraktarëve”(Botimi “Lufta civile ne Shqipëri1943-1945”).

Beteja tjetër e përgjakshme u bë më 27-31 tetor1943 në qytetin e Dibrës. Edhe këtu merrnin pjesë batalioni i Aqif Lleshit edhe batalioni serbo-maqedonas i Peter Brajeviç. Gjatë luftimeve nëDibër, forcat nacionaliste humbën 70 luftëtarë, ndërsa forcat partizane 5 të vrarë dhe 12 të pla-gosur. Një luftë civile e nxitur dhe e realizuar nga sllavo-komunistët dhe veglat e tyre sh-qiptare, si Aqif Lleshi etj. Haxhi Lleshi i shkruante Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH më 21 tetor 1943, pra dy ditë pas betejës së Peshkopisë: “Një fjalim që mbajti Tempo në Kërçovë drejt vijës së luftës sonë, tha se së shpejti edhe në Dibër do të ngrehim flamurin maqedonas dhe në rast se do të kundërshtojnë reaksionarët, do ta ngrehin Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare.

Kjo, shumë me vend”, shkruante me dorën e tij Haxhi Lleshi. Pas mbarimit të LDB-së, Haxhi Lleshi u emërua ministër i Punëve të Brendshme të Qeverisë së RP të Shqipërisë(1944-1946). Si ministër i Punëve të Brendshme, ai bashkëpunoi ngushtë me qeverinë jugosllave dhe në marrëveshje me min-istrin e Brendshëm të Jugosllavisë Rankovic realizuan vrasjen e 1000 shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë që kalonin nëpër Shqipëri dhe brenda territorit të Shqipërisë (Kukës, Pukë, Shkodër, Ulqin) gjatë muajve mars-prill 1945, kur kolonat me shqiptarë të rekrutuar edhe nga trevat shqiptare të Tetovës, Shkupit, Dibrës, (eshaloni i dytë) shkonin për t’u asgjësuar në Tivar për spastrim etnik të Kosovës dhe trevave shqiptare në Maqedoni.

(Masakra e Tivarit ku u vranë pabesisht 3447shqiptarë të pafajshëm dhe u zhdukën shumë të tjerë).E pohojnë këtë dokumentet jugosllave (Arkivi i LNÇJ nr.9/4 K1411; Arkivi i Kosovës, F OKKM-k10/29, 335 dhe dokumentet shqiptare(AQSH, F206, v 1945). Në një dokument të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë lexojmë: “Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në masë, ilegalisht dhe pa gjyq, nga organet e UDB-ë. Në këto masakra të pashembullta ndaj popullsisë së Kosovës ka marrë pjesë Koçi Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur në cilësinë si ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq, në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm”. (Arkivi i MJ të Shqipërisë, dosja 191,v.1949)

Në të vërtetë, ministër i Brendshëm në vitin 1945 kur urealizua masakra e Tivarit ka qenë Haxhi Lleshi, jo Koçi Xoxe, por qeveria shqiptare e fshehu emrin e Haxhi Lleshit. Ndër-sa Aqif Lleshi ka qenë rekrutuesi i shqiptarëve në krahinën e Dibrës për t’i çuar ata si mish për top në Tivar. Për këto shërbime dhe shumë të tjera, Aqif Lleshi u shpërblye nga padronët e tij jugosllavë fillimisht me postin e kryetarit të rrethit të Dibrës dhe më pas edhe të deputetit republikan e federativ.

I biri i tij, Mustafa Lleshi, u emërua krye-shef (naçallnik) i OZN-ës, më vonë i UDB-ës dhe përgjegjës kryesor i brezit kufitar Ohër-Tetovë. Roli i tij antishqiptar erdhi në shprehje veçmas pas Informbyrosë (korrik 1948),ku në emër të “zbulimit” të informbyroistëve shqiptarë, kreu arrestime e vrasje të shumta në Dibër, Strugë e më gjerë. Burimet arkivore hedhin dritë se autoritetet e atëhershme ko-muniste jugosllave kishin hapur disa qendra të spiunazhitnë brezin kufitar me shtetin shqiptar, përfshi edhe në Dibërtë Madhe, me të cilën qendër udhëhiqte pikërisht  i biri iAqifit, Mustafa Lleshi.Më 4 shtator të vitit 1950, Aqifi së bashku me të birin e tij Mustafën dhe me anëtarët tjerë të familjes u arratisën në Shqipëri. Burimet e proveniencës policore hedhin dritë se arratisja e tyre qe organizuar nga ana e vet UDB-së, me të cilën udhëhiqte Mus-tafa Lleshi. Ky shërbim sekret jugosllav-maqedonas, menjëherë pas “arratisjes” së Lleshajve, ndër-mori një aksion të dhunshëm në Dibër të Madhedhe fshatrat shqiptare përreth, me ç’rast arrestoi38 persona, gjoja si bashkëpunëtorë të ngushtë të Aqif Lleshit, të cilët u dërguan në burgun famëkeq jugosllav Goli Otok. Ndërkohë, familjarët e tyre në numër 262 u internuan në Gradsko të Velesit. Lidhur me figurën e Aqif Lleshit, gazeta e atëhershme në gjuhën shqipe “Flaka e Vëllazërim-it”, gjatë vitit 1950 ka shkruar në dy raste. Për-derisa në korrik të atij viti Aqifi konsiderohej si “burrështetas i vërtetë jugosllav”, menjëherë pas largimit do të etiketohet si “kulak, bajraktar dhe spiun i hegjemonisë serbe”. Ja se si kjo gazetë epërshkruante atë në dy pamje të ndryshme:”…

Një ndër kandidatët që gjendet në listën e Frontit Populluer të Maqedonisë për deputetë në parlamentin e RFPJ, asht edhe Aqif Lleshi, të cilin rrallë ka njerëz në vendin tonë që të mos enjofin ose të mos kenë ndigjue për te. Qysh në vitin 1941, Aqifi megjithse plak, së bashku me familjen e tij, rroku armën dhe filloi luftën kundërokupatorit… Në vjetin 1943 Aqifi u lidh dhe u bashkua me Lëvizjen Nacjonal Çlirimtare dhe prej atëherë punonte dhe luftonte simbas udhëzimeve të saj.

Ai sikurse edhe në kohën e luftëse dhe tashti mbas çlirimit, në kohën e drejtimit të vendit tonë dhe të një jete ma të lumtun për njerëz-it tonë punues punën e vetë nuk ka ndërpremun, por gjithnji pa kursye kurgja e vazhdon prej çlirimit për çdo aksjon gjindesh për ballë popullit dibran.. Për të gjithë këto merita që kaAqifi, populli i Dibrës që në ditët e para mbas çlirimit i besoi detyrën me rëndësi dhe e zgjodhi si kryetar të këshillit të rrethit të Pushtetit Populluer të Dibrës…”, – thuhej në shkrimin e parë të gazetës, ndërsa, në shkrimin tjetër tre muaj më vonë: “Polit emigrantat në vende inform-byroistedhe zotnit e tyne të udhëheqjevet të partivet in-form-byroiste fituen edhe një forcë të shëndosh-të – kullakun bajraktar, njeriun e pallatit dhe spi-unin në shërbim të klikës hegjemoniste serbomadhe tëparaluftës dhe të organeve fashiste italjane gjatë okupac-jonit të vendit tonë, Aqif Lleshin, që para do kohe hiku nëShqipnin Enveriste…”.

Mund të paraqisnim edhe argumente të tjera, por mendojmë se janë të mjaftueshme dhe shpresojmë për një reflektim te Këshillit Komunal Dibër, si edhe të qytetarëve të saj, për të mos e lejuar inaugurimin e një busti për antikombëtarin Aqif Lleshi.

*Uran Butka, studiues, Tiranë/ Qerim Lita, studiues, Shkup/ Saimir Lolja, studiues, SHBAShoqata “Bashkësia Dibra”: Tofik Jegeni, kryetari Këshillit, Saimir Shatku, sekretar i përgjithshëm, prof. Bujar Kapexhiu, kryetar