Një variant i koronavirusit i identifikuar në Amazon-in brazilian mund të jetë tre herë më ngjitës, por analiza e hershme sugjeron që vaksinat janë ende efektive kundër tij, tha ministri i shëndetësisë i vendit, pa siguruar prova për pretendimet.
Ai gjithashtu tha në një seancë dëgjimore të Senatit se Brazili do të vaksinojë gjysmën e popullsisë së tij deri në qershor dhe pjesën tjetër deri në fund të vitit.
Brazili filloi imunizimet me vaksinat e bëra nga Sinovac Biotech të Kinës dhe AstraZeneca e Britanisë së Madhe, rreth tre javë më parë.
“Falë Zotit, ne patëm një lajm të qartë nga analizat se vaksinat ende kanë një efekt kundër këtij varianti”, tha Pazuello. “Por është më ngjitës. Sipas analizës sonë, është tri herë më ngjitës”.
Ndërsa qendra biomjekësore Fiocruz në Rio de Janeiro, tha se po studion efikasitetin e saj kundër variantit Amazon, ka dërguar mostra në Oksford dhe po pret rezultatet.
Ndryshe, presidenti Jair Bolsonaro e ka minimizuar vazhdimisht rrezikun nga virusi vdekjeprurës.
Administrata e tij është akuzuar gjithashtu se ka vepruar ngadalë në marrjen e vaksinave, duke vonuar kështu përhapjen e vaksinimeve.