Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka ndarë 10 çmime për esenë më të mirë rreth kursimit të financave.
Në këtë garë kanë marrë pjesë nxënësit e klasave 6-9 të shkollave fillore në gjithë Kosovën.
Ndarjen e këtyre çmimeve e ka bërë Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.
Ai tha se qëllimi i gjithë këtij aktiviteti ka qenë që fëmijët qysh herët të mësohen si të kursejnë paranë.
Mehmeti tha se në këtë garë ka pasur shumë ese të mira për të cilat ka qenë vështirë të vendoset nga komisioni.
“Kjo është një ditë e rëndësishme dhe kjo ditë e kursimeve ka filluar në vitin 1924 fillimisht në Itali dhe nga ajo kohë kjo ditë është bërë tradicionale në mbarë botën. Aktiviteti si sotëm ka për qëllim që t’i mësojë qysh në fëmijëri frazën që të kursejmë. Të them të drejtën kemi pasë shumë ese të mira që e kanë vendosur në vështirësi komisionin që t’i përzgjedhin më të mirët. Ju them drejtën se nuk ka humbës në këtë garë dhe për mua është privilegj që t’i ndajë këto çmime. Ju garantoj se do të jem pran jush në çdo hap. Ju uroj që të keni suksese në shkollë dhe këto suksese besoj se nuk do të jenë vështirë të arrihen kur keni arsimtarë të shkëlqyer”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.