Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku sot ka patur një takim pune me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, të cilin e ka falenderuar për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.
“Me guvernatorin është diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin e sigurimeve, siç është vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, rreth ndryshimit të ligjit të Kryqit të Kuq, ndryshimeve tjera ligjore që janë në proces, por edhe zhvillimeve tjera në këtë sektor të rëndësishëm si në aspektin social, ashtu edhe ekonomik”, ka njoftuar Shoqat e Sigurimeve të Kosovës.
Nga guvernatori z. Mehmeti është ofruar përkrahje për të vazhduar më tutje me punën në trajtimin e problemeve të rëndësishme siç është numri i madh i automjeteve të paregjistruara në vendin tonë, sensibilizimin e qytetareve për uljen e aksidenteve me pasoja fatale në komunikacion, në ndryshimet ligjore që parashihen të ndodhin gjatë muajve në vijim, etj.
Gjatë ditëve, javëve dhe muajve në vijim përmes organizimeve të ndryshme Shoqata e Sigurimeve të Kosovës do të angazhohet në arritjen e më rezultateve pozitive në edukimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve.