Kryeministri bullgar Bojko Borisov është shantazhuar përmes një videoje të dhomës së tij personale, ku është fotografuar me një armë dhe shumë para. Megjithatë, Borisov thotë se e gjithë dhoma është inskenuar nga shërbimi sekret rus dhe më pas është fotografuar po nga ky shërbim famëkeq, informon foldrejt.com.

Në intervistën për gjermanen Frankfurter Allgemeine Zeitung, Borisov thotë se Rusia është shqetësuar se Bullgaria është afruar me Perëndimin, e ka pavarësuar ushtrinë prej ish gjeneralëve pro-rus, si dhe së fundi edhe është pavarësuar nga gazi rus, pasi tregu bullgar tashmë furnizohet mjaftueshëm nga Emiratet dhe Katari.

Por interesant është spjegimi i Borisovit, sesi funksionon KGB, për të përçmuar një person që nuk i shkon përshtati Kremlinit.

“Rregulli kryesor i KGB është: nëse viktima jote vlen si i sinqertë, duhet t’ia nxisësh një epitet të kundërt. Nëse është një polic i sinqertë, atëherë paraqite si të korruptuar. Jeton ai i divorcuar, atëherë paraqite me para dhe flori në sauna dhe hotele,” thotë Borisov, duke dashur të tregojë se ai vërtet është i ndarë nga gruaja, por ka jetën e tij private mjaft të thjeshtë dhe modeste.

Në lidhje me bojkotin ndaj Maqedonisë së Veriut, Borisov shtoi se e gjithë prishja me këtë shtet ka filluar prej në momentin kur ai në Këshillin e Europës, “rastësisht ka lexuar për pakicën maqedonase në Bullgari”.

Sipas tij, në Bullgari nuk jetojnë maqedonas dhe se Shkupi zyrtar duhet të mbyll këtë çështje njëherë e mirë./Foldrejt.com

Skena kompromentuese nga dhoma e Borisovit.