Publicisit nga Stuttgarti, Hans-Peter Kriemann, ka sqaruar në një libër Luftën e Kosovës 1999 dhe sesi erdhi deri te bombardimi i NATO. Rolin vendimtar sipas tij e ka luajtur ish ministri i jashtëm gjerman Hans-Dietrich Genscher.

Një rezyme e shkurtër është kjo:

Në 1991 shqiptarët e Kosovës shpallën pavarësinë nga Jugosllavia – por pa sukses. Në të njëjtën kohë luftohej edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku pas presioneve të NATO erdhi deri te Marrëveshja e Daytonit 1995. Edhe sot e kësaj ditë Bosnja funksionon në bazë të kësaj marrëveshje,

Shqiptarët akoma ishin të vendosur për pavarësinë dhe në 1996 del në skenë UÇK dhe filloi luftën me forcat serbe të ndodhura në Kosovë. Qëllimi parësor  i tyre ishte bashkimi i gjithë tokave shqiptare, kurse më pas, me presionin ndërkombëtar, kërkesa ishte Kosova e pavarur.

Forcat serbe nuk bënë dallimin mes UÇK dhe civilëve, duke mos kursyer asnjërin nga sulmet dhe vrasjet. Pra filloi Lufta e Kosovës, që solli edhe emigrimin e shumë shqiptarëve në vendet perëndimore.

Si u bind Perëndimi për ndërhyrje në Kosovë?

Sipas librit të Kriemann, kur të gjithë kërkonin të përfundonin luftën në Kosovë, veçanërisht Gjermania e cila ishte e lodhur nga strehimi i madh i refugjatëve – plot 140 mijë deri 1998 – ishte ministria e brendshme gjermane dhe Pentagoni amerikan që ishin kundër kërcënimit ushtarak.

Më pas kjo ndryshoi falë edhe gjetjes së gjuhës së përbashkët mes sekretares amerikane Albright dhe Fischer, prindërit e të cilëve kishin jetuar në Europën Lindore.

Kush është mbështetësi kryesor i vetëvendosjes në Ballkan?

Në fund në librin që sapo ka dalur në shitje, tregohet se sebepi i shpërbërjes së gjithë Jugosllavisë dhe më pas edhe pavarësia e Kosovës kanë një emër: ministri i jashtëm gjerman në fillim të viteve 90-ta Genscher. Në 1991 ai njohu pavarësinë e Sllovenisë dhe Kroacisë, duke motivuar edhe popujt tjerë të ish Jugosllavisë për pavarësi. 

E kuptueshme është se Genscher e ka marrë vendimin në diskutim me kancelarin Helmut Kohl – që tregoi se Gjermani ishte prezente në politikën botërore, përherë të parë pas LDB./Foldrejt.com