Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se do të rrisë numrin e refugjatëve të pranuar këtë vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Biden nënshkroi një urdhër të premten duke zgjatur një numër të 15 mijë të pranimeve të refugjatëve i lëshuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump deri në fund të muajit shtator.

Duke nënshkruar urdhrin, Biden hodhi poshtë një plan të njoftuar në muajin shkurt për të rritur numrin në 62, 500.

 

“Ne do të rrisim numrin. Problemi ishte se pjesa e refugjatëve po punonte për krizën që përfundoi në kufi me të rinjtë. Ne nuk mund të bënim dy gjëra në të njëjtën kohë, kështu që tani do të rrisim numrin”, tha ai.