NATO-ja do fillojë një stërvitje ushtarake në 20 maj në Krivolak të Maqedonisë Veriore, që njëherësh do jetë edhe stërvitja më e madhe ushtarake në territorin e këtij vendi prej datës së pavarësisë. Këto ushtrime do zgjasin dy muaj dhe do marrin pjesë 2000 ushtarë amerikanë dhe verimaqedonas, shkruan me shqetësim media ruse “Sputnik”.
Shqetësimi vijon pasi në Krivolak do jenë prezent edhe 100 ushtarakë malazezë, si dhe 75 ushtarë bullgarë, shqiptarë dhe lituanezë, përcjell foldrejt.com.
Eksperti ushtarak serb Aleksandar Radic thotë se këto manovra ushtarake vijnë për të betonizuar anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në NATO, përkundër problemeve të mëdha të brendshme.
Serbët ndjehen poashtu të provokuar pasi në këtë stërvitje do ketë edhe bombardues amerikan Typ B-1B, që sulmuan në 1999 Beogradin dhe më pas u përdorën edhe në Irak dhe Afganistan./Foldrejt.com