Bernie Sanders do kandidojë për president i SHBA-së në 2020, shkruan Die Zeit. Senatori i majtë që momentalisht është pa parti, humbi për pak garën nr 2016 kundër kandidates demokrate Hillary Clinton.
Ai njihet si mbështetës i politikave të majta, për shëndetësi falas, arsim për të gjithë dhe që shpesh sulmon kapitalizmin amerikan – ku sipas tij një grusht i fortë kapitalistësh po kryejnë ligjet për shumicën dërrmuese.
Përndryshe Bernie Sanders në prill të vitit 1999 kishte mbajtur një fjalim në Kongresin amerikan, në të cilin përkrahte fuqishëm bombardimet e NATO-s dhe në veçanti të SHBA-ve drejt Beogradit.
Ai në at fjalim pati thënë që mbrojtja e Kosovës duhet bërë, përkundër disa zërave që do të jetë antikushtetuese, kundërshtim të cilin Sanders në atë kohë e pati replikuar duke thënë se edhe në ndërhyrjet tjera deri në atë kohë, SHBA-të e kishin shkelur kushtetutën.
Ky është fjalimi i Sanders në Kongres në vitin 1999: