Në Berlin jetojnë 11.012 persona të cilëve u është refuuar kërkesa e azilit, shkruan DPA. Prej tyre vetëm 1237 janë detyruar direkt për t’u larguar, shkruan senatori i brendshëm gjerman, Andreas Geisel (SPD).
Dëbimi i azilkërkuesve vjen si mundësia e fundit (Ultima Ratio), kurse pavarësisht refuzimit të azilit, shumë persona lejohen të qëndrojnë në Gjermani për shkak të ndonjë sëmundje kronike, shkollimit ose ecurisë penale, përcjell foldrejt.com.
Në 2017 nga Berlini janë dëbuar 1638 persona, kurse në 2018 kjo shifër ishte 1182.
Kjo rënie vjen për shkak se janë shmangur dëbimet kolektive drejt Ballkanit Perëndimor./Foldrejt.com