Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur të shtyjë lëshimin e certifikatave të vaksinimit për personat e imunizuar ndaj COVID-19, si dhe zgjodhi të parandalojë të gjitha udhëtimet e panevojshme brenda bllokut evropian dhe me vendet e treta për të frenuar përhapjen e pandemisë.
Liderët e BE-së zhvilluan një takim përmes video-konferencës për të diskutuar mbi përpjekjet e reja për pandeminë dhe vaksinimin kundër virusit në vendet anëtare të bllokut.
Në një konferencë për media pas takimit, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehën shqetësimet e tyre lidhur me përhapjen e llojit të ri të virusit në Evropë, si dhe theksuan se ata kanë për qëllim të parandalojnë udhëtimet jo të detyrueshme brenda BE-së dhe midis BE-së dhe vendeve të tjera.
Ajo po ashtu tha se ndoshta do të kërkohet rezultat negativ i testit për të gjithë personat që udhëtojnë nga vendet jashtë BE-së. Duke theksuar se ata janë kundër mbylljes së kufijve në tërësi, Von der Leyen tha se kufijtë duhet të qëndrojnë të hapur për transportin e mallrave dhe shërbimeve në tregun e brendshëm.
Michel, nga ana e tij, tha se masat kufizuese duhet të vazhdojnë dhe se në disa raste duhet të jenë më të rrepta.
Në një përpjekje për të shpëtuar sezonin e ardhshëm turistik, ai propozoi t’u mundësohet një lëvizje e lirë të gjithë atyre që janë vaksinuar kundër pandemisë.
Edhe pse kryeministri grek mohoi idenë e bërjes të detyrueshme vaksinimin ose parakusht për udhëtimet, propozimi i tij tashmë ka ndarë liderët e BE-së.
Michel po ashtu ka paralajmëruar se këto certifikata të vaksinimit duhet të paraqiten pasi tani më një numër i madh i personave kanë marrë dozat. Përndryshe, sipas tij, qeveritë rrezikojnë të krijojnë një zhgënjim të madh.