E enjte, 28 Mars, 2024

BE financon mjaft në infrastrukturën e Maqedonisë së Veriut, nga Vardari deri te hekurudhat

Lexoni edhe..

BE ndihmon financiarisht infrastrukturën e Maqedonisë së Veriut dhe një ndër projektet e fundit është kanalizimi tetë kilometra i gjatë përrreth lumit Vardar, që duhet të përfundojë në shkurt 2020 dhe që si qëllim ka pastrimin e ujërave të zeza të lumit. Projekti që kushton 9.7 milion euro, nga BE do paguhet 7.1 milion euro dhe krahas pastrimit të ujit të lumit Vardar, parasheh që të ndihmojë edhe në pastrimin e qytetit.

 

Deri tani janë ndërtuar dy kilometra të kanalizimit, kurse gjithë gjatësia është tetë kilometra. Garancioni për të është njëqind vjet, përcjell foldrejt.com, shkrimin e Der Standard.

Deri tani në Maqedoninë Veriore janë financuar 120 milion euro në projektet ambientaliste, ku qeveria e vendit ka participuar (kofinancuar) nga 15 deri 20 përqind.

Ndërtimi i hekurudhës për në Sofie

Shkupi është i lidhur me Beogradin dhe Selanikun edhe me hekurudhë, por me Sofien është e lidhur vetëm me rrugë automobilistike. 

Me tren do lidhen shumë shpejt Sofia me Shkupin – për vetëm 2.5 orë, përcjell foldrejt.com. Pjesa e parë e hekurudhës do ndërtohet me kreditin 45 milion euro nga Banka për Zhvillim e BE (EBRD), kurse pjesa e dytë dhe e tretë do financohet poashtu nga institucionet tjera europiane.

Në fund Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë terminale të përbashkëta doganore dhe të dixhitalizuara njëlloj me sistemin e BE. Kjo po ndihmon mjaft komunikacionit e Maqedonisë së Veriut, që në rast se fillon negociatat në tetor 2019 me BE – së shpejti do mund edhe të ecë përpara rrugës së integrimit europian./Foldrejt.com

Të ngjajshme