Nëpunësit policorë të Stacionit policor Kërçovë në fshatin Bukojçan të Kërçovës, e kanë privuar nga liria Xh.J. (54) nga fshati Bukojçan për çka gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe hapësirat mbrojtëse, të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur pushkë gjuetie “IZ 18” të prodhimit rus, të cilën e kishte poseduar pa leje.

Siç informuan nga MPB, ai është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të shtrohet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit penal për “përpunim të palejuar, mbajtje dhe tregtim me armë ose materie shpërthyese”.