Mëngjesin e së enjtes, 210 policë gjermanë kanë bastisur shtëpitë në gjashtë lande gjermane, pasi ministri i brendshëm Horst Seehofer (CSU) u ka shpallur luftë grupeve neonaziste që operojnë në vendin e tij, mes tjerash grupit “Combat 18”, i cili numëron disa dhjetëra anëtarë.
Numri 18 lidhet me emrin e Adolf Hitler, ku A është shkronja e parë, kurse H shkronja e tetë e alfabetit. Ky grup vlen si i dhunshëm dhe i armatosur.
Numri i të arrestuarve nuk bëhet i ditur momentalisht, po mendohet të jetë mbi dhjetë./Foldrejt.com