Bashkimi i shqiptarëve në Mal të Zi. Ja reagimi i ish-ministrit të jashtëm shqiptar

Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati pas firmosjes së marrëveshjes së përbashkët mes faktorit shqiptar për të hyrë me një listë në zgjedhjet në Tuz të Malit të Zi ka reaguar përmes një statusi në Facebook.

Statusi i ish-ministrit si më poshtë:

“Përpjekja dhe angazhimi konstant me të gjithë aktorët politik, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi i dha frytet. Me përgjegjshmëri politike dhe mision qytetar, faktori politik shqiptar ka nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit zgjedhor, duke formalizuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore në Tuz permes një liste të përbashkët “Forumi Shqiptar” me sloganin “Malësia na Bashkon”. Ky hap, që përbën një moment të shumëpritur për bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, është dëshmia më e mirë e maturisë politike, dhe në të njëjtën kohë përbën një tjetër arritje domethënëse për politikën tonë të jashtme dinamike e konstruktive në rajon. Suksese të mëtejshme Komunës Tuz!🇦🇱🇲🇪 #UrimeMalësia!”