Bashkimi dhe avokati gjerman mundësuan 40 ‘martesa për dokumenta’, arrestohen

Avokati Norbert D. (53) nga Kreuzberg ishte pjesë e një bande gjermane e cila akuzohet për 40 raste të “marteseva për dokumenta” në Gjermani. 53 vjeçari akuzohet nga Prokuroria gjermane se ka falsifikuar dokumentat për qytetarët jo-europianë, që kanë dashur të qëndrojnë dhe veprojnë në vendet e BE, shkruan bz-berlin.de. Përveç tij, në bankën e të akuzuarve janë edhe tre persona tjerë (51 deri 64 vjeç).

“Ata ose kishin ndihmuar të huajt me martesa fiktive për të qëndruar në BE ose kishin falsifikuar tërësisht dokumentat e martesave,” përcjell foldrejt.com shkrimin e medias gjermane.

Në 40 rastet e falsifikuara, krahas nepalezëve, bengalezëve, pakistanezëve ka edhe shqiptarë.

Banda ka përfituar nga 6000 deri 16.000 euro për një rast. Vetëm avokati kishte përfituar 473.850 euro, kurse i akuzuari tjetër Bashkim H. (41) 486.000 euro.

Bashkimi i kishte vrapuar pas dokumentave, kurse avokati Norbert D. kishte përpiluar dokumentat e martesave fiktive nga Danimarka.

Sipas ligjit danez, është e pakomplikuar martesa dhe nuk duhet shumë prova si në vendet gjermanofone. Por pas një kohe autoritetet gjermane e vëzhgojnë këto martesa të shumta me ‘stil të njëjtë’, që menjëherë solli dyshimet për mashtrim.

Deri para pak kohësh rrallë ndodhte që Zyra për Emigracion të shqyrtonte nëse bëhej fjalë për martesa fiktive. Por pas shtimit të emigrantëve ilegalë, Zvicra përpiloi një ligj që mund të rimerrej pasaporta nëse personi kishte kryer martesë fiktive. Në rrugën e njëjtë po shkon edhe Gjermania dhe Austria. Andaj diaspora shqiptare duhet të bëjë kujdes që të mos bie pre e bandave të ndryshme që në fillim mund të duket si ndihmë, por pas një kohë autoritetet mund t’ia shpallin të pavlefshme pasaportën e BE./Foldrejt.com