Barça dhe Atletico ndahen baras

Skuadra e Barcelonës ka harruar të fitojë në La Liga, pasi barazoi ndaj Atletico Madridit (2-2).

Ndeshja nisi mjaft mirë për ekipin e Setien që kaloi në avantazh falë aftësive sulmuese të Diego Costës, i cili shënoi në portën e gabuar, atë të Atleticos. 8 minuta më pas Carrasco fitoi një penallti, që u kthye në gol nga Saul Niguez.

Në fillimin e pjesës së dytë Barcelona rigjeti avantazhin me Semedon që fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë Messi nuk fal duke shënuar golin e 700 në karrierë.

Penalltitë duket se nuk kishin të ndalur, teksa në minutën e 62-të mbrojtësi shkaktoi penallti duke i dhënë mundësinë Saul që të shënonte për herë të dytë. Ky barazim nuk i shkon aspak përshtat blaugranëve që mbajnë vendin e dytë me 70 pikë, 1 më pak se Reali, por Los Blancos mund të shkëputen edhe më shumë nëse mundin Getafen.