Kjo është një lagje me dymbëdhjetë shtëpi të banuara me shqiptarë në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

E në këtë zonë, të premten u panë mysafirë të pa ftuar.

Aty, 11 ushtarë serbë kaluan mes përmes këtij fshati.

Ky veprim që po ndodh tash e sa kohë duket që i ka shqetësuar banorët këtu.

Banor i Karaçevës e ish kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli thotë që kolonën e ushtarëve serbë e kanë parë prej oborrit të shtëpisë.

Prezenca e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe së bashku me qenë po delë të jetë më e shpeshtë në këtë pjesë, e hic e dëshiruar për shqiptarët.

Madje ushtarët serbë i kanë përshëndetur banorët.

Prej kësaj lagje ushtarët kaluan tek një restaurant goxha i frekuentuar në fshatin Karaçevë.

Pronari i tij thotë që veprimet e tilla po i shqetësojnë klientët.

E, Imami i Karacevës, ka kërkuar nga institucionet që të marrin hapa konkret dhe të shtojnë forcat e policisë në këtë pjesë.

Ndërkohë Policia e Kosovës në një përgjigje kanë thënë që e kanë njoftuar KFOR-in për patrullimin e xhandarmërisë.

E ekipa e televizionit 7 gjatë qëndrimit në Karaçevë hasi në patrulla të Policisë së Kosovës në këtë pjesë të fshatit.

Ndërkohë kryetari i fshatit, Selver Lenjani thotë që ka kërkuar ndihmë disa herë prej institucioneve për këtë çështje.

Por sipas tij, kërkesa e tij tash e sa vite kanë mbetur në heshtje.

Në anën tjetër kryetari i Komunës së Kamenciës, Qëndron Kastrati pas një bisede që ka pasur me KFOR-in thotë që veprimi i djeshëm ka qenë pjesë e një aksioni të KFOR-it.

Në anën tjetër KFOR ka thënë që bashkëpunon me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në të gjithë Kosovën, dhe me Forcat e Armatosura Serbe në Vijën Administrative Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E në Karaçevë të shtunën u pa edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai tha që institucionet s’duhet të lejojnë veprime të tilla.

https://video.gjirafa.com/xhandarmeria-serbe-ne-karaceve-banoret-frikesohen