Ministrat e jashtëm të Bahreinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kanë nënshkruar marrëveshjen e paqes me Izraelin në prani të presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, informon foldrejt.com.
Deri tani Izraeli nuk ishte i njohur prej shumicës së vendeve arabe (përveç Jordanit dhe Egjiptit), kurse tani brenda pak javësh u njoh nga dy shtete të reja. Kjo llogaritet si një fitore e administratës Trump në politikën e jashtme.
“Ne jemi këtu për të ndryshuar kahjen e historisë,” tha Trump që shtoi se një rrugë e re fillon për Lindjen e Mesme.
Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe Omani dhe Sudani, dy shtete tjera të Ligës Arabe që priten ta nënshkruajnë marrëveshjen e paqes me Izraelin – de fakto njohjen e kësaj të fundit.
Këto njohje për Izraelin janë kritikuar nga Palestina, Turqia dhe Irani, që thonë se shtetet arabe që e njohin Izraelin e kanë shitur “kauzën palestineze dhe xhaminë Al-Aksa”, vendin e tretë më të shenjtë të muslimanëve./Foldrejt.com