Austria ka menduar që të testojë masovikisht popullatën vendore dhe kjo do nisë prej 5 dhjetorit, informon foldrejt.com. Si fillim do testohen mësuesit, më pas policia (6 dhjetor) dhe më pas të tjerët. Kjo ndodh pikërisht në datën kur do fillojnë lehtësimet e kufizimeve.

E gjithë popullata pritet të testohet deri përpara Krishtlindjeve, që austriakët të festojnë lirshëm festën e tyre tradicionale. Deri tani janë në dispozicion 7 milion teste, kurse shpenzimi total do kap shifrën e 50 milion eurove.

Kurse në fillim të vitit 2021, do ketë edhe një testim të dytë masovikisht të austriakëve./Foldrejt.com