Ngjashëm si në Gjermani edhe zgjedhjet e sotme parlamentare në Austri kanë një trend të çuditshëm – krahas votave të shumta ndaj popullistëve të djathtë, në të njëjtën kohë shtohen edhe votat ndaj liberalëve të Gjelbër. Sipas ekspertëve, kjo flet për një polarizim të mundshëm të shoqërisë në të ardhmen e afërt.
Partia e ish kancelariet Sebastian Kurz ÖVP fitoi 38.4 përqind të votave, duke u rritur për gjashtë përqind, socialdemokratët SPÖ ashtu si në shumicën e vendeve europiane ju zvogëlua mbështetja për 5.4 përqind duke fituar vetëm 21.5 përqind; kurse ekstremistët e djathtë të FPÖ pas skandalit të lidhjeve me oligarkë rusë fituan rreth nëntë përqind më pak vetëm 18 përqind. Një ngritje prej 8 përqind kanë shënuar Të Gjelbërit duke u rënditur partia e katërt me 12.4 përqind.
Tashmë ish kancelari Kurz, ka shumë mundësi koalicioni por që të gjitha duken jo të kënaqshme për elektoratin.
Me FPÖ e ka problem të koalicionojë pas skandalit të lartëpërmendur, pavarësisht se në shumë pika pajtohen në planprograme ( veçanërisht në luftën kundër emigrantëve të paligjshëm).
Nëse do koaliciononte më socialdemokratët e dobësuar, atëherë flitet për një mundësi të rritjes së forcave tjera “jo-tradicionale”. Poashtu ata kanë dallime të theksuara në taksimit e bizneseve, politikën sociale dhe emigracionin.
Një mundësi e mirë shihet koalicioni me Të Gjelbërit, nëse Kurz është i gatshëm të bëjë lëshime në politikën ekologjike, kurse Të Gjelbërit lëshimë sa i takon politikës së emigrimit. Në këtë koalicion mund të bashkangjitet edhe partia e re Neos.
Pritet të shihet koalicioni i ri, por Austria mund të merr trendin e Gjermanisë, koalicon mes dy partive më të mëdha OVP dhe SPO. Për shqiptarët me rëndësi është që të mos ketë fuqi ekzekutive FPO-ja pro-ruse./Foldrejt.com