Administrata Tatimore e Kosovës për dy muajt e parë të këtij viti ka inkasuar 88.4 milionë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të viti të kaluar janë mbledhur 12% apo 9.5 milion euro më shumë.
Kjo administratë njofton se rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare.
Sipas ATK-së, këtu rol të rëndësishëm ka edhe rritja e aktiviteteve në teren e sidomos ndërmarrja e veprimeve për mbledhjen e borxheve tatimore, të cilat aktivitete do të intensifikohen edhe më shumë ditëve në vijim.