Pas deklaratave të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për “epokën e re në ekonomi” bursa rifreskoi rekord ndërsa dollari dhe ari ranë ndjeshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas deklaratave për “epokën e re në ekonomi” që Erdoğan bëri në takimin e grupit parlamentar të partisë së tij Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), kërkesat për asetet e lirës turke u rritën me shpejtësi.
Me rritjen e kërkesës për asetet e lirës turke, primi i rrezikut (CDS) të Turqisë në tregun ndërkombëtar nga niveli 450 u ul deri në 410 ndërsa bursa brenda vendit u rrit dhe ranë këmbimet valutore dhe çmimet e arit.
Në Bursën e Stambollit, indeksi BIST 100 i cili ishte në nivelin e 1.258 pikëve në gjysmën e parë të ditës, pas deklaratave të Erdoğanit shpejtoi rritjen e tij duke arritur në 1.266,26 pikë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.
Ndërsa Indeksi BIST 100 u rrit nën kryesimin e aksioneve të bankës. Rritja në indeksin bankar tejkaloi 4 për qind. Në këto minuta indeksi BIST 100 me një rritje 1.8 për qind në krahasim me mbylljen e mëparshme ndodhet në nivelin 1.265.
Edhe pse këmbimi dollar/TL (lira turke), sot testoi mbi 8.20 ai ra ndjeshëm pas deklaratave të Erdoğanit. Pas deklaratave, këmbimi dollar/TL humbi vlerë me rreth 3 për qind dhe arriti në nivelin më të ulët 7,8747. Këmbimi dollar/TL që nga ora 15:10 sipas kohës lokale këmbehet në 7,9460 nën nivelin 2.6 për qind në krahasim me mbylljen e mëparshme.
Përderisa vazhdon rënia edhe në Euro/TL, në këto minuta me një humbje 3 për qind ajo gjen blerës me 9,3480.
Edhe çmimi i arit për gram që ka rënë ndjeshëm paralelisht me këmbimin e dollarit, me një humbje vlere në 2.4 për qind ka rënë në 479,5 lira.