Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duket se nuk është bindur as pas takimit me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, që dialogu të jetë prioriteti i parë ose i dytë.
“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – për BE-në, Kosovën dhe Serbinë, si dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, tha Kurti.