E enjte, 25 Prill, 2024

Arrestohet Hysni Peqani, në shtëpi i gjenden edhe armë

Lexoni edhe..

Me urdhër të prokurorit të shtetit është arrestuar mjeku popullor, Hysni Peqani, i njohur si Burdushi.

Prokurori Petrit Kryeziu ka thënë për RTK-në se ai është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Sipas Kryeziut, ai dyshohet për shmangie nga tatimi dhe mashtrim. Gjatë bastisjes janë gjetur armë dhe municion, me leje të skaduara.

Prokurori i Prizrenit Kryeziu ka bërë të ditur se janë mbledhur prova për të parë tutje se si do të veprohet.

Të ngjajshme