Arrestohen gjashtë punëtore shqiptarë në Zvicër

Policia kantoniale e Zyrihut ka arrestuar të enjten në mëngjes pesë persona nga Kosova të cilët nuk kishin lejepune, shkruan bluewin.ch. Konkretisht personat u kapën të enjten në mëngjes mes orës 9 dhe 10 në Richterswil. Ata gjatë asaj kohe ishin duke punuar në një kantier ndërtimi.

Përveç që punonin në të zezë, pesë personat nga Kosova, të moshës 19 deri 33 vjeç, qëndronin ilegalisht në Zvicër. Krahas tyre është arrestuar edhe 52 vjeçari nga Maqedonia Veriore, i cili ishte punëdhënësi në Zvicër.

Ndaj të gjashtë personave është ngritur ecuri penale./Foldrejt.com