Politikani kontravers Dimitar Apasiev, i njohur për deklarata bombastike, së fundi ka hedhur paralele mes maqedonasve në Shqipëri dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai thotë se aq sa ka të drejtë që një verimaqedonas të bisedojë për Skënderbeun në Turqi, aq ka të drejtë një shqiptar të bisedojë për Goce Dellcevin në Bullgari, informon foldrejt.com.

“Të dashur bashkëqytetarë shqiptarë,

Paramendoni që Shqipëria të ketë një ministër të jashtëm maqedonas, e ai në emër të gjithë shqiptarëve të bisedonte me Turqinë për Skenderbeun, nëse është shqiptar ose turq? A do e pranonit këtë? A do ju frustronte?

E pikërisht këtë na e bën neve Bujar Osmani nga BDI! Në emër të maqedonasve bisedon me bullgarët se ç’ishte Kirili, Metodi, Klimenti, Naumi, Samoili, Goce.. me çfarë të drejte? Me çfarë leje?

Për këtë është koha që të dënoni Osmanin dhe të jetoni bashkë me fqinjtë tuaj në shekuj,” shkruan Apasiev, që pranon lashtësinë e shqiptarëve, por kërkon ta bëjë kurban edhe Bujar Osmanin.

Gjithsesi, Apasiev, duhet të dijë se shqiptarët në Maqedoni, që përbëjnë mbi 35 përqind të nxënësve në shkollat fillore, nuk mund të jenë në këtë shtet vetëm si taksapagues, por edhe si përfaqësues të lartë të shtetit.

Kurse si redaksi e Foldrejt.com, ne duam ti bëjmë një pyetje Apasievit: por një maqedonas me pasaportë bullgare mund ti udhëheq bisedimet me Sofian zyrtare?/Foldrejt.com