Ana tjetër e emigrimit: Vendbanime drejt zhdukjes, fëmijë që rriten pa prindër

Nicoletta 14 Jahre, lebt mit ihrem Bruder Andrei bei den GroÃeltern im Dorf Scarisoara, die Mutter lebt seit vier jahren in London, England. Mit dem Vater gibt es Probleme, er ist nicht präsent, Rumänien, Eurowaisen

“Emigracioni është problemi ynë më i madh,” thotë një banor rumun nga Corbasca. “Do ishte më mirë sikur njerëzit të mos emigronin – sëpaku për fëmijët e tyre. Por fatkeqësisht, situata ekonomike e pamundëson këtë.”

Përveç zvogëlimit drastik të numrit të nxënësve nëpër shkollat rumune, prej 220 nxënësve që kanë mbetur tani në Bacioi (një vendbanim në distriktin Corbasca), vetëm 20 prej tyre jetojnë me prindërit, shkruan SPIEGEL.

Prindërit e tjerë kanë emigruar për një “jetë më të mirë në Gjermani ose Angli.” 

Kjo situatë vërehet në shumicën e vendbanimeve rumune, prej në kohën kur shteti u anëtarësua në BE. 

Një statistikë tjetër: Corbasca ka 2000 rezidentë, prej të cilëve 80 përqind e forcës punëtore (të rinjtë) janë larguar jashtë shtetit.

Adriana Duca, 46, punon në një shkollë në Rumani për 25 vjet. Disa fëmijë tashmë atë e thërrasin “mama”, thotë vetë ajo, përcjell foldrejt.com. Fëmijët kanë mungesën e prindërve.

Nëse kjo është e mirë e integrimit në Bashkimin Europian, atëherë çfarë ka më të keqe sesa jetesa larg fëmijëve dhe emigrimi jashtë vetëm për “bukë e kripë”? Për më tepër, një histori reale mund ta lexoni më poshtë. Gjithmonë nga Rumania.

Largohemi për të fituar 60 euro në ditë

Petrica Gologan, 38, dhe gruaja e tij, Maria 10 vjet më e vogël, po jetojnë në Berlin prej gjashtë vjetësh. Ata janë prindërit e Petronela dhe Leonardit. Të dy prindërit fitojnë para “me gazetat”. Ata shesin rrugëve të Berlinit gazetat gjermane. Sipas tyre, ky biznes nuk është aq keq, pasi përfitojnë rreth 30 euro çdo ditë – pra rreth 1800 euro në muaj.

Ata jetojnë në një apartament ku për një dhomë me dy krevetë paguajnë 300 euro në muaj – kurse kuzhinën e kanë të përbashkët me një çift tjetër. Për krahasim: rroga e Rumanisë është rreth 750 euro.

Një ditë, çifti rumun pas një pune prej nëntë orësh takohen të lodhur dhe shohin se kishin fituar 70 euro. Është një ditë e lumtur për ta. Ata gatuan një çaj dhe telefonuan fëmijët. Kanë një telefon të thjeshtë, jo smartphone. Telefonatat me video janë të pamundura. Kuptojnë se fëmijët janë mirë. Ata dëgjojnë me kënaqësi zërin e vajzës Petronela. Pas një kohë telefonata mbyllet. Prindërit fillojnë të qajnë.

Nëse ky është emigrimi – a ia vlen të emigrosh? Një histori rumune, që së shpejti, ose mbase veç ka ardhur te shqiptarët. Kujdes kur merrni një hap të tillë./Foldrejt.com