Presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Aliev, ka bërë jehonë kohëve të fundit me intervistat në disa media perëndimore, ku tregon se as atje nuk ka media të lira.
Në intervistë me BBC, ai shprehu se edhe Britania e Madhe që flet për media të lira, arrestoi Julian Assange, kurse nuk qëndrojnë akuzat se në Azerbejxhan arrestohen liderë opozitarë ose se shtypen protestat dhe liria e mediave.
-Edhepse ne nuk pretendojmë se jemi promotorë të demokracisë, ne shohim “një Europë sesi rreh me forcë protestuesit, si dhe ku më shumë se dhjetë protestues janë vrarë”, kurse tash na tregon se çështë liria dhe demokracia, thotë mes tjerash Aliev për median gjermane ARD, duke aluduar për shtypjen e Jelek-Verdhëve në Francë.
Poashtu ai akuzoi edhe Gjermaninë se ndaloi protestat e forcave ekstremiste të djathta në Dresden.
“Ju sjellni qentë dhe kjo konsiderohet demokraci,” tha më tutje Aliev, i cili është i irrituar nga BE dhe veçanërisht Franca, pasi me 305 vota për dhe 1 kundër, Senati Frances solli rezolutën që Franca të njeh Krabakun si të pavarur. Kjo pikërisht në kohën kur azerët vetëm janë vendosur në këtë zonë./Foldrejt.com