Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadoren kroate, Danijela Barisic.
Në njoftimin e bërë nga LVV thuhet se “kryeministri Albin Kurti, bashkë me deputetin e legjislaturës së re, Xhelal Sveçla, deputetin e IRDK-së që njëherit ka qenë edhe anëtarë i grupit ndërparlamentar për miqësi me Kroacinë, Elbert Krasniqi, dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj, priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, të shoqëruar nga sekretari i parë i kësaj ambasade, Mladen Delivuk”.
LVV bën të ditur se në takim është biseduar për formimin e institucioneve të reja në vend.
Po ashtu, Kurti e ka njoftuar ambasadoren për prioritetet që i ka LVV.