Aksionet aziatike, ecuri të ndryshme

Disa prej aksioneve aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të premteje, ndërsa disa të tjera shënuan rritje.

Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 0.4 për qind.

Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.3 për qind në 21,321.99 pikë, duke shkuar në nivelin e saj më të ulët që prej 9 shtatorit të këtij viti.

Gjatë kësaj jave ky indeks shënoi një rënie prej 2.6 për qind.

Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.3 për qind, në 1,564.62 pikë.

Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 1.51 për qind, duke shkuar në 25,716.66 pikë.

Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.92 për qind, në 2,905.19 pikë.

Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 0.55 për qind, duke shkuar në 2,020.69 pikë.