Aksion i madh policor në Shkup, arrestohen ish funksionarët

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksion i gjërë policor në Shkup, ku policia ka arritur të arrestojë ish funksionarë të lartë shtetërorë, zyrtarë administrativë dhe punëtorë tjerë të cilët kanë dëmtuar të mirat publike, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në mediat maqedonase fokus.mk.

Sipas informacioneve jo-zyrtare janë arrestuar rreth dhjetë persona, të cilët pritet të dalin përpara Gjykatës. Mes të arrestuarve janë Mile Janakievski, Dimitar Dimovski i Komitetit të OBRM dhe Dejan Mitrevski – president i Komitetit të Komunës Aerodrom. 

Gjithashtu ka edhe notarë dhe punëtorë të kadastrës, të cilët janë arrestuar./Foldrejt.com