Si pasojë e aksidenti është lënduar një këmbësor.
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
Dëshmitarë kanë treguar se vetura e ka përplasur një këmbësorë i cili po kalonte në vija të bardha, raporton lajmi.net.
Në vendin e ngjarjes brenda pak minutave kanë mbërritur policia e Kosovës dhe ndihma e parë. Pas ndihmës se parë i aksidentuari është dërguar në emergjencën e QKUK-së.