Sivjet ora dimërore do fillojë më herët, pasi e diela e fundit e tetorit është pikërisht në 25 tetor, informon foldrejt.com. Akrepat do të kthehen mbrapa për një orë, gjegjësisht prej orës 03:00 do të zhvendosen në ora 02:00.
“Vendimi për ditën dhe momentin e mbarimit të llogaritjes verore të kohës në vitin 2020 do të publikohet në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut ” numër 79 ” nga data 26 mars 2020”, informojnë nga Byroja për Meteorologji.
Shumë shtete kanë hequr përllogaritjen dimërore të orës dhe ka shpresë se edhe BE do e heq këtë përllogaritje në të ardhmen e afërt./Foldrejt.com