Lojtari shqiptar Albian Ajeti (22) ka një sfidë që të prish rekordin e golashënuesit më të madh të të gjitha kohërave në superligën zvicerane. Momentalisht ai luan për FC Basel, ku vjet u shpall edhe golashënuesi më i mirë i sezonit.
Deri tani golashënuesi më i mirë në gjithë historinë e ligës zvicerane është Alex Frei, i cili ka shënuar 111 gola, kurse 22 vjeçari me origjinë nga Kosova përkundër moshës së re ka shënuar 41 gola deri tani. I duhen edhe 70 për të prishur rekordin.
“Me siguri nuk mund të prish rekordin në dy vitet e ardhshme, por në vitet vijuese,” tha Ajeti për BLICK, përcjell foldrejt.com.
Gjatë kësaj sezone Ajeti ka shënuar 12 gola, i katërti pas Hoarau G. (18), Sorgic dhe Nuzzolo./Foldrejt.com