Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Pakoja Emergjente e Qeverisë Kurti nuk është paguar në tërësi për shkak se nuk ka pas autorizim të Kuvendit.

Ai ka thënë se që të paguhet pjesa tjetër duhet të kalohet rishikimi i buxhetit, por që siç duket për këtë nuk vota në Kuvend.

“170 milion ka qenë pakoja emergjente fiskale e qeverisë Kurti. Por edhe ajo pako nuk është paguar në tërësi për shkak se nuk ka pas autorizim të Kuvendit. Për me u pagu pjesa tjetër duhet me kalu rishikimi i buxhetit. E si duket prapë nuk ka vota në Kuvend”, ka thënë ai.

Më tej, i pari i Prishtinës ka thënë se në debate po flitet më shumë për politikat amerikane karshi shtetit rus, se sa për temat jetike si një pagesë 170 euro për punëtorë.

“Për rimëkëmbjen ekonomike po punojnë ekspertët. Deri më tani hapësira e këtij diskutimi në publik minimale. Në debate, më përpara analistët po diskutojnë politikat Amerikane karshi Rusisë se sa për temat jetike si nje pagesë 170 euro për punëtorë. Spo di mo kujt me i apelu për këtë çështje! Kur të ballafaqohemi me krizë socio-ekonomike në vjeshtë do të jetë vonë. Ekonomia, ekonomia dhe ekonomia”.

Shkrimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

170 milion ka qenë pakoja emergjente fiskale e qeverisë Kurti. Por edhe ajo pako nuk është paguar në tërësi për shkak se nuk ka pas autorizim të Kuvendit.

Për me u pagu pjesa tjetër duhet me kalu rishikimi i buxhetit. E si duket prapë nuk ka vota në Kuvend.

Për rimekembjen ekonomike po punojnë ekspertët. Deri më tani hapësira e këtij diskutimi në publik minimale. Në debate, më përpara analistët po diskutojnë politikat Amerikane karshi Rusisë se sa për temat jetike si nje pagesë 170 euro për punëtorë.

Spo di mo kujt me i apelu për këtë çështje!

Kur të ballafaqohemi me krizë socio-ekonomike në vjeshtë do të jetë vonë.

Ekonomia, ekonomia dhe ekonomia