Aeroporti i ri i Berlinit, Berlin Brandenburg Airport, pritet të mbyllë një terminal të hënën, pas rënies së madhe të trafikut të pasagjerëve, si pasojë e pandemisë.
“Ne do ta mbyllim terminalin për një vit, më pas do të vendosim sërish”, ka thënë zëdhënësi i aeroportit, Hannes Stefan Hoenemann.
“Nëse gjërat shkojnë mirë, ne do ta hapim atë sërish”.
Aeroportet në Berlin janë përballur me rënie të madhe të trafikut të pasagjerëve më 2020 për gati tri të katërtat.
Sipas operatorëve të aeroportit, këto aeroporte kanë pasur vetëm 9.1 milionë pasagjerë.