Abderrahim kryen revolucion, zgjidhet kryebashkiake e kryeqytetit arab

Souad Abderrahim ka arritur një revolucion: ajo është gruaja e parë që zgjidhet kryebashkiake në një bashki të Tunizisë – dhe atë në kryqytetin Tunis. Suksesi i saj erdhi përmes votave demokratike, përkundër që Tunizia akoma është thellë e prekur nga struktura patriarkale, shkruan foldrejt.com.

Por mbi të gjitha, shteti dhe veçanërisht kryeqyteti Tunis kanë probleme të shumta sociale dhe ekonomike. Këtu duhet të fokusohet Abderrahim, ku edhe shumë tunizianë dyshojnë se ajo ka aftësinë për të zgjidhur këto probleme.

Ngjitjen e saj në këtë post e kanë mbështetur kryesisht sekularët e partisë Nidaa Tounes, e cila vlen edhe si mbrojtëse e të drejtave të grave.

Tunizia është i vetmi vend arab, ku ‘pranvera arabe’ nuk la pasoja të mëdha – për shkak se partitë sekulare dhe ata islame gjetën gjuhën e përbashkët për të mos përçarë popullin tunizian. Për këtë aleancë, udhëheqësit e partive arabe në Tunizi morrën edhe çmimin NOBEL për PAQE./Foldrejt.com