Gent Lepaja, student i masterit në Politika Publike dhe Manaxhim, pranë UBT – Prishtinë

Mosher ishte autor ose bashkë autor i 15 librave, redaktoi Rishikimin e Administratës Publike nga 1953 në 1956 dhe shërbeu në katër universitete të rangut të lartë, duke përfshirë Sirakuzën dhe Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. Në vitin 1968, Mosher botoi librin e tij me ndikim Demokracia dhe Shërbimi Publik. Në këtë libër, Mosher eviton definicionin e demokracisë dhe fokusohet tek shërbimi publik në lidhje me demokracinë, si ide dhe si mënyrë e qeverisjes.

Konstatimet e tij në këtë libër janë të qarta dhe përmblidhen në 5 pika:

  1. Vendimet dhe sjelljet e qeverisë kanë një ndikim të madh në natyrën dhe zhvillimin e shoqërisë sonë, ekonominë tonë dhe politikën tonë;
  2. Pjesa më e madhe e vendimeve dhe veprimeve të ndërmarra nga qeveritë përcaktohen ose ndikohen shumë nga zyrtarët burokratik, shumica e të cilëve emërohen, nuk zgjidhen;
  3. Llojet e vendimeve dhe veprimeve që këta zyrtarë marrin varen nga aftësitë e tyre, orientimet e tyre dhe vlerat e tyre;
  4. Këto atribute varen shumë nga përkatësia e tyre, nga trajnimi dhe edukimi i tyre dhe nga organizatat e tyre aktuale;
  5. Veprimet dhe sjelljet e administratorëve dhe burokracive janë gjithashtu të kushtëzuara (megjithëse jo të përkryera) nga mjedisi i tyre më i madh politik dhe ekonomik.

Por, a mund të themi se këto konstatime vlejnë edhe për shtetin tonë.

Gjendja politike, ekonomike dhe sociale në vendin tonë na vërteton se vendimet e marra, në të shumtën e rasteve nuk kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin social, ekonomik apo politik. Kjo ndodhë për arsye se zyrtarët e emëruar e që janë vendimmarrës, janë të ndikuar në masë të madhe nga partitë politike apo liderët e tyre te zgjedhur. Duke qenë kështu, ata zyrtarë shpesh herë ndikohen për të marrë vendime që mbrojnë interesat e një grupi të ngushtë shoqëror apo edhe në shumë raste për të mbrojtur interesat e partive politike apo shtyrjen e agjendave të këtyre partive. Shpesh herë pozitat në të cilat emërohen këta zyrtarë nuk përshkojnë me trajnimin dhe arsimimin e tyre dhe si rrjedhojë nuk janë kompetent për marrjen e vendimeve që do të ndikonin pozitivisht në jetën e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit. Emërimi i tyre në baza partiake e pa kriter i bën ata të ndihen superior, gjë që ndikon negativisht në sjelljen e tyre ne raport me qytetarin.

Bazuar në këto, mund të themi se konstatimet e Mosher më shumë vlejnë për shtetet e zhvilluara sesa për shtetin tone. Në një situatë tjetër kur emërimet e zyrtarëve vendimmarrës do të bëhen në bazë të meritave e jo në baze të përkatësisë politike, mund të shpresojmë se vendimet e tyre të paktën do të kenë qellim zhvillimin politik, ekonomik e social.