Duket se gjithë mandati i presidentit Donald Trump do përfundojë me akuzat për ndikimin rus gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, shkruan foldrejt.com.
Juristi amerikan Robert Mueller të mërkurën në mëngjes ka arritur në Capitol Hill, ku do flasë përpara Kongresit rreth raportit 448 faqesh për lidhjet e mundshme mes presidentit Donald Trump dhe lobistëve rusë.
Demokratët prej kohësh kanë akuzuar Trumpin se është bërë president falë ndërhyrjes së rusëve dhe shpresojnë që raporti i ri të sjell fakte të reja deri në shkarkimin e presidentit të tyre.
“Është e rëndësishme që populli amerikan do dëgjojë drejt nga Mueller për atë se çfarë është gjetur në raport,” tha gjykatësi kryesor amerikan, Jerry Nadler për CNN.
Përpara Kongresit shpresohet që të ketë edhe pyetje nga deputetët, për dallim që deri tani nuk janë lejuar pyetje.
Përveç lidhjeve të presidentit Trump me lobistë rusë, në konferencë pritet të sqarohen edhe ndikimi i madh rus që shkaktoi përmbysjen e rezultatit në 2016./Foldrejt.com