Çmimi Oskar për aktorin më të mirë i është dhënë aktorit veteran uellsian 83-vjecar Anthony Hopkins, i cili bëhet më i moshuari që fiton nderimin.

Ekspertët mendonin se çmimi do të shkonte si nderim pas vdekjes për Chadwick Boseman por portretizimi i Anthony për burrin që vuante nga demenca në filmin ‘The Father’ (Babai) gjithashtu impresionoi jurinë.

Vetë Hopkins nuk ishte prezent në ceremoni por çmimi u prit për të nga Joaquin Phoenix.

Filmi ‘The Father’ është për një familje që duhet të vuajnë dhimbjen e sëmundjeve si demenca dhe e vendos audiencën brenda mendjes së personazhit kryesor që e ka. Megjithse i komplikuar dhe disi i vështirë për t’u ndjekur, gjyqtarët vlerësuar inteligjencën e ndërtimit të subjektit.

Ndërsa filmi më i mirë u shpall “Nomadland” (Toka e Nomadëve) për të cilin më herët fitoi regjizorja e tij Chloe Zhao, ne kategorine e saj. Kjo e fundit falenderoi disa nga nomadët e vërtetë që shfaqeshin në film me atributet e aktorëve, siç ishin  Bob, Linda e Swankie.

“Falemnderit që na mësuat fuqinë e rezistencës dhe shpresës, dhe që ka kujtuat se çfarë është mirësia e vërtetë”, tha Zhao.