Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, po vazhdon vaksinimi i të moshuarave kundër Covid-19, sipas moshës. Deri në mesditë në këtë qendër janë vaksinuar 220 të moshuar më sëmundje kronike.

Niman Bardhi, Koordinator i kësaj qendre tha se ka një interesim të madh për t’u vaksinuar dhe se procesi deri më tani ka shkuar siç duhet.

Bardhi ka bërë të ditur se deri më tani në këtë sallë janë vaksinuar 1898 persona, ndërsa të moshuar janë 1162.

 

“Në total nga kategoria e të sëmurëve kronik përfshirë edhe ata me dializë kemi 1898 të vaksinuar. Të moshuar janë 1162  persona, ndërsa persona me dializë 47 dhe të sëmurë kronikë 536.”