21 vjet nga Masakra e Reçakut

The bodies of 23 ethnic Albanians who had been shot death 15 January near the town of Racak lie near the roadside 16 January. US diplomat William Walker, head of an international observer mission in Kosovo, said that the deaths looked "like executions."

Sot po shënohet edhe 21 vjetori i masakrës së Reçakut, me ç’rast në këtë përvjetor, ka ardhur edhe ish-përfaqësuesi i OSBE-së, Wiliam Walker.

Më 15 janar 1999, forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes.

Të hënën, ambasadori amerikan dhe dëshmitari kryesor i Masakrës së Reçakut, Wiliam Walker, në përgjigje të një deklarate lidhur ngjarjen e tmerrshme të kundër shqiptarëve, e krahasoi presidentin e sotëm të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me Milosheviçin. Ishte një krahasim, i cili i shkon plotësisht për shtat qëndrimeve të kreut të shtetit të Serbisë, sepse ai po sillet ndaj shqiptarëve dhe ndaj Kosovës njësoj si edhe ish-shefi i tij, ai që mori nofkën, kasapi i Ballkanit.

Sido që të jetë, ajo që është e dhimbshme, është se edhe sot e kësaj ditë, d.m.th pas gjithsej 21 vitesh, kryesit e kësaj masakre të rëndë, nuk janë asgjë kundi. Një vepër si kjo, që lirisht mund të themi është gjenocid, askush s’u dënua.

Deklaratë e përbashkët e Ambasadorëve të Quintit

Të kujtojmë këtu se Ambasadorët e Quintit kanë dalë me një deklaratë të përbashkët me rastin e 21-vjetorit të njërës prej masakrave më të tmerrshme të kryera nga ish-regjimi millosheviqian në Kosovë, ajo e Reçakut.

Përmes kësaj deklarate, ambasadorët kanë thënë se nderojnë kujtimin për ata që humbën jetën në Reçak, përcjell Bota sot.

Në këtë përvjetor, ata kanë thënë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre të kenë qasje të plotë në drejtësi dhe në informatat për fatin e më të dashurve të tyre.

“Njëzet e një vjet më parë, masakra që ndodhi në Reçak përfundimisht bëri që aleatët e NATO-s të ndërhyjnë dhe ti japin fund një katastrofë humanitare.

Ne e nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetët në Reçak dhe masakrat e tjera në Kosovë dy dekada më pare, duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe mirëqenies për brezat e ardhshëm.

Qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre kanë qasje të plotë në drejtësi dhe në informatat për fatin e më të dashurve të tyre. qytetarët e të gjitha etnive dhe besimeve ndjehen si në shtëpi dhe të lirë për të jetuar, punuar dhe besuar në paqe me fqinjët e tyre. Siç edhe thotë Deklarata e Pavarësisë së këtij vendi, Kosova është një vend “i përkushtuar për të përballuar trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës së fundit në një frymë pajtimi dhe faljeje. Të përkushtuar për mbrojtjen, promovimin dhe nderimin e larmisë së popullit tonë.” Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim vazhdimisht Kosovën në këtë rrugë”, thuhet në deklaratë.

Dauti: Kalimi kohës ka edhe domethënien e zbehjes së mundësisë për dënimin e autorëve të krimeve

Image

Daut Dauti

FOTO GALERI

Ndërkohë, publicisti Daut Dauti, për “Bota sot”, deklaroi se masakra e Reçakut është njëra ndër ngjarjet tragjike dhe monumentale, për shkak se kjo inicioi intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Me gjithë, sipas tij, e dhimbshmja, është se përkundër kësaj, Kosova, fatkeqësisht nuk ka bërë asgjë në drejtim të ngritjes së akuzës që do t’i sillte përpara drejtësisë kryesit.

“Masakra e Reçakut është ndër ngjarjet tona tragjike dhe monumentale për shkak se inicioi intervenimin ushtarak të NATO-s në Kosovë. Përkundër kësaj rëndësie dhe përkundër ekzistimit të fakteve Kosova nuk ka bërë asgjë në drejtim të ngritjes së një akuze që do t’i sillte para drejtësisë planifikuesit dhe ekzekutuesit e këtij krimi. Gjatë këtyre 21 viteve do të duhej që të gjykoheshin të gjitha këto raste por është bërë fare pak në këtë drejtim. Kalimi kohës , për fat të keq, ka edhe domethënien e zbehjes së mundësisë për dënimin e autorëve të krimeve. Tashti shihet se sa e domosdoshme ka qenë krijimi i një organi qeveritar menjëherë pas luftës që do të merrej me këtë punë”, tha ai.

Sipas tij, individët që duheshin të merreshin më këtë çështje, më shumë u përkujdesën të pasurohen se të bëjnë diçka konkrete në këtë drejtim.

“E pra, kanë dashtë me ba pare e me i lanë anash ata që kanë kryer krime. Me fitu si individ e me humbë si kolektivitet”, përfundoi Daut Dauti.